Description
Tre funksione në një produkt! Sculpting Brow Styler kombinon lapsin për vetulla, furçën dhe briskun në një dizajn praktik.
Ideal për formësimin dhe mbushjen e zonave më të rralla të vetullave, si dhe për definimin e vetullave më të plota. Maja moderne me formë të pjerrët ofron disa mënyra aplikimi: pjesa e hollë mundëson konturim dhe linja precize, ndërsa ana e gjerë dhe e sheshtë është perfekte për mbushjen e vetullave.
Brisku i integruar ndihmon në rregullimin e formës së vetullave me lehtësi dhe precizion, si dhe mund të përdoret për largimin e butë të qimeve të padëshiruara në fytyrë.
Rezultati: vetulla të rregulluara, të definuara dhe të formësuara me precizion.
Qëndrueshmëria:
- Afatgjatë
- Waterproof
- Rezistent ndaj njollosjes
- Rezistent ndaj transferimit
- Rezistent ndaj djersës
- Paketimi
Dizajn praktik 3-në-1 me laps, furçë dhe brisk për vetulla. Duke hequr pjesën e furçës zbulohet brisku i vogël i integruar.
Aplikimi: Fillimisht rregulloni formën e vetullave me briskun, më pas konturoni dhe mbushni vetullat me laps dhe në fund krihini me furçën. Për përdorimin e briskut, rrotulloni kapakun transparent në të majtë. Vendoseni briskun në një kënd prej rreth 45° mbi qimet që dëshironi të shkurtoni dhe kalojeni me kujdes mbi to.











