Në stok

Artdeco 3in1 Sculpting Brow Styler

€12.90

Laps vetullash 3-në-1, waterproof, për formësim, konturim dhe mbushje:

  • Formëson, konturon dhe mbush vetullat
  • Maja e ngushtë mundëson aplikim preciz, ndërsa ana e gjerë është ideale për mbushje
  • 3-në-1: laps waterproof dhe afatgjatë, me brisk dhe furçë të integruar
SKU: N/A Categories: , , , Brand:

Description

Tre funksione në një produkt! Sculpting Brow Styler kombinon lapsin për vetulla, furçën dhe briskun në një dizajn praktik.

Ideal për formësimin dhe mbushjen e zonave më të rralla të vetullave, si dhe për definimin e vetullave më të plota. Maja moderne me formë të pjerrët ofron disa mënyra aplikimi: pjesa e hollë mundëson konturim dhe linja precize, ndërsa ana e gjerë dhe e sheshtë është perfekte për mbushjen e vetullave.

Brisku i integruar ndihmon në rregullimin e formës së vetullave me lehtësi dhe precizion, si dhe mund të përdoret për largimin e butë të qimeve të padëshiruara në fytyrë.

Rezultati: vetulla të rregulluara, të definuara dhe të formësuara me precizion.

Qëndrueshmëria:

  • Afatgjatë
  • Waterproof
  • Rezistent ndaj njollosjes
  • Rezistent ndaj transferimit
  • Rezistent ndaj djersës
  • Paketimi

Dizajn praktik 3-në-1 me laps, furçë dhe brisk për vetulla. Duke hequr pjesën e furçës zbulohet brisku i vogël i integruar.

Aplikimi: Fillimisht rregulloni formën e vetullave me briskun, më pas konturoni dhe mbushni vetullat me laps dhe në fund krihini me furçën. Për përdorimin e briskut, rrotulloni kapakun transparent në të majtë. Vendoseni briskun në një kënd prej rreth 45° mbi qimet që dëshironi të shkurtoni dhe kalojeni me kujdes mbi to.

Informata shtesë

Nuancat

02 Brunette, 05 Ash