Description
Zgjidhje praktike për mbulimin e skuqjeve, papërsosmërive, kapilarëve të dukshëm dhe rrathëve të errët poshtë syve. All in One Cover Stick ndihmon në krijimin e një pamjeje të njëtrajtshme dhe të lëmuar të lëkurës. Falë teksturës së butë dhe mbulimit të lartë, fsheh me lehtësi rrathët poshtë syve, pabarazitë dhe papërsosmëritë e lëkurës, duke krijuar një efekt të lëmuar dhe natyral.
Përdorim multifunksional: I disponueshëm në disa nuanca, ky stick mund të përdoret si korrektor, për contouring dhe për korrigjimin e tonalitetit të lëkurës. Nuanca e gjelbër është ideale për neutralizimin e skuqjeve. Forma shkop mundëson aplikim shumë preciz pikërisht në zonat ku nevojitet korrigjim.
Formula dhe qëndrueshmëria: Formula kremoze me mbulim të lartë aplikohet lehtë, shkrihet në mënyrë të njëtrajtshme me lëkurën dhe blend-ohet pa vështirësi. Nuk grumbullohet në vijat e holla dhe ofron një përfundim të lëmuar. Formula waterproof, rezistente ndaj njollosjes dhe transferimit, qëndron deri në 12 orë.
Aplikimi: Aplikojeni direkt në zonat që dëshironi të mbuloni dhe përhapeni me gisht ose me një aplikues të përshtatshëm. Për më shumë mbulim, aplikoni produktin në disa shtresa të holla.






